Sot, Drejtori Gjeneral i HRMV Transport SHA-Shkup, z. Majan Vejseli dhe Drejtori i trafikut të pasagjerëve z. Sasha Jovanovski, në stacionin e trenit Veles mirëpritën z. Dejvid Gir, Ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe grupin e Ambasadorëve të rinj që, 22 Shtatorin, ditën botërore pa makina, krahas aktiviteteve tjera, e shënuan duke u vozitur me tren pasagjerësh në relacionin Veles-Shkup
Në takimin, z. Dejvid Gir, Ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe z. Majan Vejseli, Drejtor Gjeneral i HRMV Transport SHA-Shkup dhe Drejtori i trafikut të pasagjerëve z. Sasha Jovanovski shkëmbyen mesazhe për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve si bartës të ndryshimeve positive shoqërore dhe inkurajimin e tyre në përdorimin e mëtejshëm të trafikut hekurudhor, si mjeti më ekonomik dhe më ekologjik i transportit.


