Asambleja e 95-të e Përgjithshme e UIC u mbajt në selinë e UIC në Paris, Francë, më 11.12.2019, ku HRMV Transport SHA-Shkup është anëtare aktive, në të cilën i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i HRMV Transport SHA-Shkup, Orhan Murtezani. Asambleja e 95-të e Përgjithshme e UIC diskutoi mbi Planin Strategjik të UIC, programin e përgjithshëm të funksionimit hekurudhor, hulumtimin dhe inovacionin, si dhe fushat e përqendrimit në të cilat vendet anëtare të UIC do të duhet të përqendrohen në vitin 2020. Gjatë Asamblesë së Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i HRMV Transport AD-Shkup, Orhan Murtezani, gjithashtu pati një takim të drejtpërdrejtë me Drejtorin e Përgjithshëm të UIC, François Daven, i cili ofroi mbështetjen e tij të plotë në funksionimin e mëtutjeshëm të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë Veriore .