Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA – Shkup ku u takua me z. Mubekir Palloshi, Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Shoqërisë Aksionare.Në këtë mbledhje u shqyrtua gjendja rreth zbatimit të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e kësaj shoqërie aksionare.Drejtori Palloshi u falënderua për nismën e AZGJ-së për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mundësinë e shkëmbimit të drejtpërdrejtë të mendimeve për sqarimin e çështjeve të caktuara, që dalin nga zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Njëkohësisht, ai theksoi se është i padiskutueshëm respektimi i dispozitave ligjore dhe se shoqëria aksionare do të ndërmarrë aktivitete për përmbushjen e detyrimeve ligjore, për të cilat do të angazhohen plotësisht, me ndihmën edhe të AZGJ-së.Nga ana tjetër, drejtori Sela, ofroi mbështetje të plotë në fushën e konsultimeve profesionale, përkthim dhe lekturim të akteve të përgjithshme dhe formularëve të shoqërisë aksionare, si dhe dorëzoi një sërë botimesh të botuara nga AZGJ-ja.Shkup, 24.2.2022
***