Për nevojën e krijimit të marrëdhënies së punës me 32 (tridhjetë e dy) punëtorë për të kryer punë me kohë të caktuar në HRMV Transport SHA – Shkup. Kandidatët, përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, duhet të plotësojnë kushtet e posaçme për plotësimin e vendeve të lira vijuese të punës:
1. 5 (pesë) realizues në vendin e punës Shofer treni – praktikant, në Njësinë Lisice në NJP Tërheqje në Filialin për tërheqjen e trenave, me përgaditje profesionale arsim të mesëm shkalla IV – shofer treni, të përmbushë kushtet e nevojshme shëndetësore për një punëtor hekurudhor të përcaktuara në Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e formës së kërkesës për përcaktimin e aftësisë fizike dhe psikologjike, mënyrën e përcaktimit të tyre, kontrollet dhe afatet për ekzaminim të rregullt dhe të jashtëzakonshëm shëndetësor të shoferit të trenit (Gazeta Zyrtare e RM nr. 136/13), pa përvojë pune, për cilën pozitë paga neto e praktikantit është 14,623.00 denarë.
2. 8 (tetë) realizues në vendin e punës konduktorë – praktikantë, në NJP Shkup, në Filialen për transportin e udhëtarëve, me përgaditje profesionale arsim të mesëm shkalla IV – drejtimi i trafikuttransportit, hekurudhës, dhe i përgjithshëm të përmbushë kushtet e nevojshme shëndetësore për një punëtor hekurudhor të përcaktuara në Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e formës së kërkesës për përcaktimin e aftësisë fizike dhe psikologjike, mënyrën e përcaktimit të tyre, kontrollet dhe afatet për ekzaminim të rregullt dhe të jashtëzakonshëm shëndetësor të punëtorëve tjerë hekurudhor (Gazeta Zyrtare e RM nr. 136/13), pa përvojë pune, për cilën pozitë paga neto e praktikantit është 13,059.00 denarë.
3. 2 (dy) realizues në vendin e punës Arkatarë të biletave – praktikant, në NJP Shkup, në Filialin e transortit të udhëtarëve, me përgaditje profesionale arsim të mesëm, shkallë IV, drejtim i trafikuttransport, komercial-hekurudhor dhe i përgjithshëm, pa përvojë pune, për të cilën pozitë paga neto e praktikantit është 13.059,00 denarë.
4. 1 (një) realizues në vendin e punës Arkatarë të biletave – praktikant, në NJP Veles, në Filialin e transportit të udhëtarëve, me përgaditje profesionale arsim të mesëm, shkallë IV, drejtim i trafikuttransport, komercial-hekurudhor dhe i përgjithshëm, pa përvojë pune, për të cilën pozitë paga neto e praktikantit është 12.863,00 denarë.
5. 1 (një) realizues në vendin e punës Arkatarë të biletave – praktikant, në NJP Veles – Gjevgjeli në Filialin e transportit të udhëtarëve, me përgaditje profesionale arsim të mesëm, shkallë IV, drejtim i trafikut-transport, komercial-hekurudhor dhe i përgjithshëm, pa përvojë pune, për të cilën pozitë paga neto e praktikantit është 12.863,00 denarë.
6. 3 (tre) realizues në vendin e punës Higjienistë, në Departamentin e transportit të udhëtrëve, në sektorin për transportin e udhëtarëve, me përgaditje profesionale arsim të mesëm shkalla IV ose arsim fillor shkalla I / II / III / IV, drejtim i përgjithshëm, pa përvojë pune, për të cilën pozitë paga neto është 12,961.00 denarë.
7. 5 (pesë) realizues në vendin e punës Manevrist – praktikantë, në NJP Trubarevë, Shkup-Jug, në Filialin për transport të mallrave, me arsim të mesëm, shkalla III, drejtimi i trafikut- transportit,hekurudhor, dhe i përgjithshëm, të përmbushë kushtet e nevojshme shëndetësore për një punëtor hekurudhor të përcaktuara në Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e formës së kërkesës për përcaktimin e aftësisë fizike dhe psikologjike, mënyrën e përcaktimit të tyre, kontrollet dhe afatet për ekzaminim të rregullt dhe të jashtëzakonshëm shëndetësor të punëtorëve tjerë hekurudhor (Gazeta Zyrtare e RM nr. 136/13), pa përvojë pune, për cilën pozitë paga neto e praktikantit është 13,841.00 denarë.
8. 2 (dy) ) realizues në vendin e punës Manevrist – praktikantë, në NJP Veles, në Filialin për transport të mallrave, me arsim të mesëm, shkalla III, drejtimi i trafikut-transportit,hekurudhor, dhe i përgjithshëm, të përmbushë kushtet e nevojshme shëndetësore për një punëtor hekurudhor të përcaktuara në Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e formës së kërkesës për përcaktimin e aftësisë fizike dhe psikologjike, mënyrën e përcaktimit të tyre, kontrollet dhe afatet për ekzaminim të rregullt dhe të jashtëzakonshëm shëndetësor të punëtorëve tjerë hekurudhor (Gazeta Zyrtare e RM nr. 136/13), pa përvojë pune, për cilën pozitë paga neto e praktikantit është 13,841.00 denarë.
9. 2 (dy) realizues në vendin e punës komercialistë të transportit të trafikut – praktikantë, në NJP Shkup- Jug, në Filialin për transportin e mallrave, me përgaditje profesionale arsim të mesëm, shkalla IV, drejtimi i trafikut-transportit, komercial pa përvojë pune, për cilën pozitë paga neto e praktikantit është 13.645,00 denarë.
10. 1 (një) realizus në vendin e punës punëtor Sigurimi në Departamentin për funksionet e korporatave, në Sektorin për çështje juridike, burime njerëzore dhe funksione të korporatave, arsim të mesëm, shkallë IV, drejtim i përgjithshëm, licencë për të kryer punë në sigurimin e personave dhe pasurisë , pa përvojë pune, për cilën punë paga neto është 14,916,00 denarë.
11. 1 (një) realizues në vendin e punës shofer në Departamentin e funksioneve të korporatave, në Sektorin për çështje juridike, burime njerëzore dhe funksione të korporatave, me përgaditje profesionale arsim të mesëm, shkallë III / IV, drejtimi i trafikut ose i përgjithshëm, leje drejtimi për kategorinë B, pa përvojë pune, për të cilën paga neto është 17,850,00 denarë.
12. 1 (një) realizues në vendin e punës Përkthyes nga gjuha shqipe në gjuhën maqedone dhe anasjelltas në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, me përgaditje profesionale arsim të lartë VII/1 ose korniza nacionale VOC/EKTS – VIA 240 EKTS – Fakulteti Filologjik, pa përvojë pune, për të cilën paga neto është 21,272,00 denarë.
Kandidatët me formularin në të cilin përcakton vetëm një vend pune ku ata po aplikojnë, të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në varësi të kushteve të deklaruara për vendin e punës konkrete për të cilën ata po aplikojnë, edhe atë:
Formular i plotësuar për punësim të cilin e nënshkruan dora vetë e Kandidatit. (Shënim i rëndësishëm: Me një formular të plotësuar dhe të nënshkruar – Kërkesë për punësim, kandidati mund të aplikojë vetëm për një vend pune nga konkursi). Formulari – Kërkesa për punësim është e publikuar në uebfaqen e HRMV Transport SHA – Shkup e cila është: www.mzt.mk
Biografi e shkurtër (CV) në gjuhën maqedonase;
Dëshmi për arsimimin e përfunduar (në origjinal ose kopje të noterizuar); Certifikata e shtetësisë (kopje);
Fotokopje e letërnjoftimit të vlefshëm të Kandidatit;
Për punën me nr. 10 – Punëtor sigurimi, licencë për të kryer punë në sigurimin e personave dhe pasurisë;
Për punën me nr. 11 – Shofer, licencë e vlefshme e kategorisë B (në origjinal ose kopje të noterizuar)
Shpallja zgjat 3 (tre) ditë pune nga dita e publikimit (pa llogaritur ditën e publikimit). Përzgjedhja e kandidatëve të paraqitur do të bëhet brenda 45/90/120 ditëve pas skadimit të afatit të aplikimit, në varësi të numrit të kandidatëve të paraqitur.
Marrëdhënia e punës bazohet në periudhë të caktuar kohore. Java e punës zgjat 5 ditë pune, koha e plotë e punës është 40 orë në javë.
Koha e punës për vendet e punës nën nr. 11 dhe 12 është 8 (tetë) orë pune në ditë, fillimi dhe mbarimi i orëve të përditshme të punës është nga 7.30 në mëngjes deri në 3.30 pasdite, me të drejtë pushimi gjatë punës së përditshme që zgjat 30 minuta, në periudhën nga 10.30 në 11.00. ora
Për vendet e punës nën nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10 orët e punës do të përcaktohen me turn.
Për vendet e punës nën nr. 1, 7 dhe 8 para lidhjes të Kontratës së Punës, kandidati do të referohet për një kontrollim mjekësor dhe lidhja e Kontratës do të varet nga rezultatet e së njëjtës.
Kandidatët janë të detyruar të plotësojnë formularin – FORMULAR PËR PUNËSIM, i publikuar në faqen e internetit të HRMV Transport SHA – Shkup në mënyrë të plotë, të saktë dhe me të dhëna të sakta. Parashtrimet e vonuara, si dhe formularët jo të plota, nuk do të merren parasysh gjatë shqyrtimit.
Afati i fundit për dorëzimin e formularëve dhe dokumenteve te kandidatëve të interesuar është 3 (tre) ditë pune, të llogaritura nga e nesërmja nga dita e konkursit (pa llogaritur ditën e shpalljes).
Të gjithë formularët do të përpunohen me besueshmëri maksimale.
Për zgjedhjen, kandidatët e paraqitur do të njoftohen në afat brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e lidhjes së kontratës së punës me kandidatin e përzgjedhr.
Dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në adresën e HRMV Transport SHA – Shkup, me shenjë për konkursin publik, me postë ose arkivin e HRMV Transport SHA – Shkup, në Bul. Brigada e tretë maqedonase nr. 66, çdo ditë pune nga ora 08.00 deri në 14.00.
Numër:2652/1
21.12.2020 Shkup
HRMV Transport SHA – Shkup
Shkarko konkursin: këtu
Shkarko formularin: këtu