Sot më 17.09.2019, Orhan Murtezani, Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup, së bashku me anëtarët e ekipit menaxhues pati një takim biznesi me Afrim Gashin, Kryetari i partisë ALTERNATIVA.
Kryetari i ALTERNATIVA i dërgon urime të sinqerta Orhan Murtezanit për inaugurimin e tij si Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup, dhe i uroi suksese në punën e tij të mëtutjeshme.
Në takim u paraqitën sfidat me të cilat përballet aktualisht HRMV Transport SHA-Shkup. Kryetari i ALTERNATIVA në emër të tij, si dhe në emër të tërë partisë, ofroi mbështetje dhe ndihmë të pakufizuar në funksionimin e mëtutjeshëm dhe arritjen e objektivave të biznesit të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup.