Me marrëveshjen e të dy shteteve, Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës së shpejti do të filloj të funksionoj pika e përbashkët doganore për hekurudhat në Han të Elezit.
Në takim pune ishin të pranishëm delegacioni nga hekurudhat e Kosovës Trainkos SH.A, i përbërë nga Nol Dedaj kryesues i bordit të drejtorëve, Blerina Shamolli drejtor i bordit të drejtorëve, Shaban Neziri drejtor i bordit të drejtorëve, Gelor Shala – kryeshef ekzekutiv i HK-Trainkos Sh.A dhe Sefedin Sefaj menaxher për planifikim, zhvillim, koordinim dhe shpedicion.



