Orhan MURTEZANI i njohur në opinion si zëdhënës i Alternativës, ka lindur në Saraj të Shkupit. Me profesion është ekonomist, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin ‘’Shën Qirili dhe Metodi në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike i ka vijuar në Univesitetin ‘’Marmara’’ në Stamboll në drejtimin Menaxhim dhe Organizim. E flet rrjedhshëm edhe gjuhën Angleze dhe Turke.
Gjithashtu opinioni e njeh edhe si intelektual përmes paraqitjeve të shumta televizive, analizave dhe opinioneve të publikuara në revistat, gazetat dhe platformat e ndryshme elektronike në vend. Para se të kyçet në politikë për dy vite ka qenë drejtor i Qendrës për Demorkaci dhe Zhvillim.
Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me date 30.07.2019 është emëruar Drejtor Gjeneral dhe Drejtor i Këshillit Drejtues të Hekurudhave të Maqedonisë Transport SHA –Shkup