Udhëtime Ndërkombëtare

Oferta Interrail vlen për: Austri, Belgjikë Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Danimarkë, Finlandë, Francë, Maqedoninë e Veriut, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar, Greqi *, Hungari, Irlandë **, Itali *, Luksemburg, Mal i Zi, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Turqi.

* Kjo ofertë vlen edhe për kompanitë e transportit detar Attica Group dhe linjat Minoan në trafikun detar ndërmjet Greqisë dhe Italisë.

** Republika e Irlandës dhe Irlanda Veriore

Mësoni më shumë rreth ofertave Interrail këtu.

Oferta CITY STAR vlen për çmime të papërcaktuar për  grupe deri në 5 të rritur dhe 1 fëmijë me vlefshmëri të biletës 1 muaj.

Kjo ofertë është e vlefshme për trafik ndërmjet:

-Maqedonia e Veriut – Austri
-Maqedonia e Veriut – Kroaci
-Maqedonia e Veriut – Sllovenia
-Maqedonia e Veriut – Republika e Çekisë
-Maqedonia e Veriut – Slovakia

Çmimet e biletave për këtë ofertë përcaktohen nga distanca e udhëtimit në dy drejtime, në tranzit dhe numri i pasagjerëve që udhëtojnë së bashku. Një pasagjer paguan shumën e plotë të tarifës ndërsa bashkëudhëtarët paguajnë gjysmën e tarifës për udhëtarë të rritur, për fëmijë llogaritet një e katërta e çmimit për të rriturit.

Biletat e lëshuara për ofertën Maqedonia e Veriut-Austri janë pjesë e një sistemi elektronik të biletave që është i lidhur me biletat në dispozicion në një kuotë të kufizuar në sistemin e rezervimit. Biletat për CITY STAR Austri u lëshohen një grupi deri në 5 persona, përfshirë fëmijë. Për CITY STAR Austri, pasagjeri nuk merr një zbritje shtesë, dhe një fëmije paguан gjysmën e çmimit për një të rritur.

Shënim: Biletat për ofertën CITY STAR Maqedoninë e Veriut-Austri lëshohen vetëm nëse udhëtari më parë ka bërë një rezervim për njërën nga dy kontingjentet e përcaktuara për ofertën CITY STAR. Rezervimi është pa pagesë, dhe çmimet e transportit për CITY STAR nga Kontigjenti 1 janë më të ulëta për Kontigjentin 2. Sistemi elektronik i rezervimit për trafik ndërkombëtar sigurohet në stacionin e Shkupit.

Nuk ka asnjë rimbursim të biletave të përdorura pjesërisht në këtë ofertë.

Oferta Ballkanike Flexipass është e vlefshme për:

Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Republika Srpska, Turqia dhe linja detare e Grupit Attica (ndërmjet Greqisë dhe Italisë).

Çmimet e ofertës Ballkan Flexipass të shprehura në euro.

Mësoni më shumë rreth ofertës dhe çmimeve këtu.

Çmimi për ofertën Ballkan Flexipass përveç kohës së kaluar në tren varet edhe nga mosha e pasagjerit.

Fëmijë deri në 12 vjeç;
Të rinj deri në 26 vjeç;
Të rriturit deri në moshën 60 vjeç;
Pensionistë mbi 60 vjeç.
BONUSE ME BILETËN Balkan Flexipass

Tragetet e Grupit Attica Superfast / Anijet e Blue Star / Linjat ANEK

Mbajtësit e biletave të Ballkan Flexipass mund të udhëtojnë falas në tragetet Supercfast Group Attica Group / Anijet e Blue Star / Linjat ANEK, në linjat ndërkombëtare:

Ancona-Korfu-Igoumenitsa-Patra dhe anasjelltas, Bari-Korfu-Igoumenitsa-Patra dhe anasjelltas, Venecia-Igoumenitsa-Patra dhe anasjelltas. Çmimi nuk përfshin taksën e portit, tarifën e sezonit, tarifën e sezonit mesatar.