Gjatë qëndrimit në Zagreb të Kroacisë, së bashku me këshilltarin kryesor të Drejtorit Gjeneral z. Erkan Zeqirin, Drejtorin e Tërheqjes së Trenave, z. Sashko Angelovski dhe
Këshilltarin e Drejtorit Gjeneral z.Petar Batalakov si pjesë e delegacionit nga HRMV Transport – Shkup, u takuam me përfaqësues të lartë të kompanisë më të madhe në Kroaci dhe rajon “KONÇAR”.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte gjetja e zgjidhjeve për riparimin e lokomotivave elektrike dhe me naftë, si dhe mundësinë për blerje të trenave dy pjesësh, të reja elektrike dhe me naftë.
Gjithashtu vizituam ambientet e këtij prodhuesi kryesor kroat dhe rajonal i lokomotivave elektrike, trenave me motor elektrikë dhe naftë-elektrikë, ku përfaqësuesit e kompanisë “KONÇAR” na njoftuan me teknologjitë e reja për mirëmbajtjen dhe prodhimin e lokomotivave elektrike dhe lokomotivave me naftë.


