Drejtori gjeneral i HRMV – Transport Adnan Azizi bashkë me drejtorin e Tërheqjes dhe Mirëmbajtjes së Trenave Sashko Angelovski me 17 dhe 18 dhjetor kanë qendruar në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku janë takuar me drejtorin gjeneral të Hekurudhave të Turqisë, z. Ali Ihsan Uygun.
Gjithashtu, ata realizuan takim edhe me menaxhmentit e TCDD, ku diskutuan të gjitha mundësitë e bashkëpunimit mes të dy ndërmarrjeve.

Azizi dhe Angelovski më pas vizituan fabrikën për Mirëmbatjen e Trenave me shpejtësi të lartë, ku diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për servisimin dhe mirëmbajtjen e trenave të HRMV – Transport.

Drejtori Azizi nga Turqia erdhi me lajmin e mirë se në një periudhë kohore të shkurtë, do të arrijnë dy lokomotiva që do të jenë në shërbim të HRMV – Transport.