Drejtori gjeneral z. Majan Vejseli së bashku me ekipin e tijë, priti në takim kompanin e mirënjohur RCH nga Hungaria (hekurudhat e Hungaris – transport) me përfaqësues z. Norbert Koros themelues dhe anëtarë i bordit, z. Andras Vernes shef i zhvillimit të biznesit të RCH, z. Daniel Dezso përfqsues i RCG dhe menaxher i lartë i shitjeve.
Drejtori gjeneral në fillim të takimit shprehi falenderime për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, në frymë të kësaj u dakorduan për mënyrën e pagesës së borxhit të vjetër, me çrastë u kurorzuar një marrëveshje e re e nënshkruar nga të dy palët.
Vazhduan bisedimet në mënyrë konstruktive ku edhe u potencuar mundësia e rritjes së intenzitetit të bashkpunimit, përmesë grupeve punues, në vitet e ardhshme e posaqërisht gjatë viti 2023, ku edhe pritet që institucioni jonë të dyfishoj të hyrat përmes marrëveshjeve të tilla.
Produktiviteti i takimit detyroj të dy palët që të dakordohen, për një takim të ardhshëm të tillë, të nivelit të lartë.
Në fund drejtori general z. Majan Vejseli, në emër të HRMV-së dhe në emër të tij personal falenderoj mysafirët për kohën e takimit dhe bashkëpunimin korrekt.

