Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut –Transport, Orhan Murtezani, me ftesë të kryetarit të Komunitetit të Hekurudhave Evropiane (CER), po qëndron në Bruksel, ku në datat 18 dhe 19 shkurt, mban punimet Asambleja e Përgjithshme e 65-të e kësaj organizate, në të cilën marrin pjesë drejtorët e Përgjithshëm të vendeve anëtare të CER-it.
Qëllimi i mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Hekurudhave Evropiane, është shqyrtimi i aplikimeve të cilat i kanë bërë anëtaret e CER-it, shqyrtim i pakos së IV hekurudhore, zhvillimi i sektorit hekurudhor, shqyrtimi i zbatimit të platformave për dijalogje të përbashkëta, siguria e trafikut hekurudhor, Brexiti, pritshmëritë e CER-it për vitin 2020, ndërsa vëmendje e rëndësishme, do ti kushtohet edhe strategjive të reja në transportin hekurudhor gjatë vitit 2020.