Shkëlqesia e Tij Hironori Sawada, Ambasador i Mbretërisë së Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për vizitë pune në HRMV Transport SHA-Shkup
Më datë 29.09.2022, Shkëlqesia e Tij Hironori Sawada, Ambasador i Mbretërisë së Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ishte në një vizitë pune në Kabinetin e Drejtorit Gjeneral të HRMV Transport SHA-Shkup, z. Majan Vejsei.
Në takimin i cili u zhvillua në një atmosferë pune, por edhe të ngrohtë dhe të këndshme, përveç temave që lidhen me gjendjen aktuale të trafikut hekurudhor, theksi i diskutimit u vendos rreth finalizimit të projektit EMIS (Energy Management Information System) i cili mbështetet me mjete financiare nga Kompania Japoneze PADECO. Ambasadori i Mbretërisë së Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut u njoftua se në cilën fazë aktualisht po punohet për projektin, dhe se pritet të përfundojë në një deri në dy muajt e ardhshëm. Ky projekt është i një rëndësie të madhe për kompaninë tonë, sepse nëpërmjet përdorimit të sistemit EMIS, HRMV Transport SHA-Shkup do të mund që në kohë reale të regjistrojë konsumin e energjisë elektrike dhe konsumin e karburantit (naftës) të automjeteve.
Në fund të takimit z. Majan Vejseli, Drejtor Gjeneral i HRMV Transport SHA-Shkup, në fjalimin e tij drejtuar Shkëlqesisë së Tij Hironori Sawada, Ambasador i Mbretërisë së Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u shpreh: “Shpresojmë se takimi i sotëm do të përfaqësojë fillimin e intensifikimit të angazhimeve të mëtejshme të përbashkëta, për të përmirësuar bashkëpunimin e ndërsjellë”.





