Drejtori i Përgjithshëm i HRMV Transport ShA – Shkup, Zuli Demiri, mori pjesë në Asamblenë e 102-të të Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Hekurudhave (UIC), e cila u mbajt në Paris të Francës.
HRMV Transport ShA – Shkup si anëtare e UIC, merr pjesë në diskutimet për zhvillimin e hekurudhave në botë, me çka do të mundësojnë një përfshirje më të shpejtë dhe më të mirë të hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, në një sistem të zhvilluar evropian dhe botëror. Në Ansamblenë e Përgjithshme u fol për dixhitalizimin në trafikun hekurudhor, për një zinxhir të qëndrueshëm, të integruar dhe të lidhur të lëvizshmërisë hekurudhore ndërkombëtare në rajonet anëtare evropiane të UIC.
Në rendin e ditës ishin konkluzionet nga mbledhja e Komisionit Evropian për menaxhimin e trafikut hekurudhor, ku theksi u vu në uljen e ndotjes me CO2, nëpërmjet përdorimit të trenave, si më ekologjike dhe në të njëjtën kohë mjetet më ekonomike të transportit.
U diskutua për promovimin e transportit hekurudhor përmes ekspertizës dhe ngritjes së kapaciteteve, si dhe shkëmbimin e njohurive përmes transferimit të ekspertëve nga fusha.
Drejtori i përgjithshëm i HRMV Transport ShA – Shkup, Demiri pati takim edhe me kryetarin e UIC-it, Francois Daven.