Me rastin e shënimit të 60 vjetorit të tërmetit në Shkup, Drejtori Gjeneral i HRMV -Transport, ShA Shkup, Zuli Demiri, me ftesë të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mori pjesë në manifestimin kushtuar nisjes së një iniciative për restaurimin e muralit të Borko Lazeskit “Fresk për NOV” i cili u shkatërrua në tërmetin e vitit 1963. Muralja monumentale prej 225 metrash katrorë e piktorit Borko Lazeski zbukuroi hollin e stacionit hekurudhor të Shkupit të vjetër dhe u shkatërrua në tërmetin e vitit 1963. Sot, murali përfaqëson një lloj “Gernica” maqedonase dhe është një thesar i vlefshëm për Shkupin. Kryesuesi i manifestimit ishte presidenti Pendarovski, ndërsa organizator ishte Zoran Trifunovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup.
Drejtori Gjeneral Demiri dërgon mesazh me respektin më të thellë për të vdekurit në tërmetin e tmerrshëm të 26 korrikut 1963. Tërmeti la një plagë të thellë jo vetëm për familjet e viktimave por për të gjithë shoqërinë tonë.