Drejtori gjeneral, Adnan Azizi vizitën e parë zyrtare jashtë vendit e bëri në Kosovë, ku takoi z. Gelor Shalën, kryeshefin ekzekutiv të Hekurudhave të Kosovës – Trainkos SH.A.
Me z. Shala u bisedua për thellim të bashkëpunimit si dy vende fqinje, i cili është më se i nevojshëm për të dy ndërmarrjet hekurudhore të shteteve tona.
Gjithashtu, bashkë me z. Shala shprehën gatishmërinë për të bërë përpjekje që në periudhë sa më të shkurtë kohore të riaktivizohet transporti i udhëtarëve në linjën Shkup – Prishtinë.
U dakorduan që takimet e këtilla të intensifikohen, si domosdoshmëri për të vazhduar bashkëpunimin, ku me theks të veçantë ka transportin e ndërsjelltë të mallrave mes dy vendeve.
