Drejtori gjeneral i HRMV – Transport, Adnan Azizi vizitoi NP Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Infrastrukturë, ku u takua me drejtorin e ri të kësaj ndërmarrjeje, Hari Lokvenec, të cilit ia uroi detyrën e re si udhëheqës i këtij institucioni.
Të dy drejtorët u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen për të tejkaluar sfidat me të cilat përballet sistemi hekurudhor në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë takim, drejtorin e shoqëruan drejtori i Transportit të Udhëtarëve pranë HRMV – Transport, Sasho Jovanovski, si dhe drejtori për punë financiare dhe ekonomike, mr. Valon Bela.
