Drejtori i Gjeneral i HRMV Transport ShA-Shkup Zuli Demiri realizoi takim me përfaqësuesit e kompanisë gjermane “Optima”, e vetmja për organizimin e trafikut ndërkombëtar. Nisma e Drejtorit të Përgjithshëm Demirit është që HRMV të rikthej funksionimin e trafikut hekurudhor ndërkombëtar për transportin e udhëtarëve. Në takim u diskutuan për bashkëpunimin me përfaqësuesit e kompanisë gjermane, ndërsa Drejtori Demiri, inicoi idenë për zhvillimin e bashkëpunimit përmes realizimit të projekteve të përbashkëta. Në bisedat mes përfaqësuesve të dy kompanive u theksua rëndësia e fillimit të bashkëpunimit, dhe në periudhën e ardhshme, theksi do të vihet në shkëmbimin e përvojave në fushën e transportit hekurudhor ndërkombëtar të udhëtarëve, duke pasur parasysh se kjo kompani gjermane ka vite që është prezente në tregun e transportit të Bashkimit Evropian.