Delagacion i HRMV Transport ShA – Shkup, i udhëheqësur nga Drejtori Gjeneral Zuli Demiri, me ftesë të EUROFIMA-s, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme në Cyrih të Zvicrës🇨🇭. Në Asamblenë e Përgjithshme të EUROFIMA-s, anëtarët aksionarë, ku përfshihet edhe HRMV Transport, votuan për rinovimin e bordit të drejtorëve të Bordit Drejtues të këtij institucioni financiar dhe u debatuan për disa pika të tjera kyçe lidhur me financimin e projekteve të reja hekurudhore dhe pajisjeve të reja hekurudhore.
Drejtori Gjeneral Zuli Demiri, gjatë vizitës së punës, shfrytëzoi rastin për t'u takuar me disa anëtarë të EUROFIMA-s, ku u diskutua për mundësitë për modernizimin e trafikut hekurudhor, zhvillimi i të cilit do të mundësojë konkurrencë më të madhe.