Hekurudha e Republikës së Makedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup informon opinionin e gjerë se me datë 15.11.2019 zyrtarisht është lëshuar në përdorim lokomotiva e parë nga katër lokomotivat e reja elektrike, pas kontrollës që u krye para-dërgesës në Republikën Popullore të Kinës.
Prodhuesi i këtyre lokomotivave elektrike është CRRC ZhuZhou Lokomotives nga Zhuzhou, R.P. e Kinës. Vlera e një lokomotive elektrike është 2 130 000 EUR dhe fondet janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

Lokomotiva i kaloi të gjitha testet dhe mori certifikatën TSI – nga prodhuesi, si dhe licencën për lëshim në përdorim nga Administrata e Sigurisë Hekurudhore të RMV.
Nga ana e HRMV Transport SHA – Shkup janë kryer testimet sipas kërkesave të tenderit në hekurudhat në tërë Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilën u vlerësua se testimet plotësojnë kërkesat e tenderit për tërheqjen e 1.600 tonëve në 17 promile pjerrtësi.
Drejtori i Përgjithshëm i HRMV Transport SHA – Shkup, Orhan Murtezani, gjatë qëndrimit në Republikën Popullore të Kinës tha se është rënë dakord që tre lokomotivat e tjera të mbërrinin në Shkup nga mesi i dhjetorit.
Shkup, 16.11.2019 HRMV TRANSPORT SHA- SHKUP