Ekziston një potencial i madh në treg, por duhet të marrim lokomotivat e reja sa më shpejt që të kemi mundësi dhe t’i përdorim ato në mënyrë që të jemi më konkurrues dhe më të shpejtë në transport, tha Orhan Murtezani, Drejtor i Transportit Hekurudhor SHA Shkup në një intervistë për MIA.
Të ardhurat nga trafiku i mallrave në nëntë muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 u rritën me 2.7 përqind, tha ai, por shtoi se numri më i vogël i trenave mbetet problemi më i madh. Pas rritjes së kapacitetit me lokomotivat e reja, shpreson që një pjesë e transportit që ka kaluar në kamion, të kthehet sërish në hekurudhë. Ai njoftoi se raporti i komisionit të brendshëm për prokurimin e lokomotivave elektrike nga CRRS kineze do të jetë gati së shpejti dhe ai do t’i dorëzohet qeverisë.
-Dokumentacioni për lokomotivën e parë të mbërritur është në përfundim dhe së shpejti do të vihet në veprim. Shpresoj që deri në fund të vitit t’i marrim tre lokomotivat e tjera ”, tha Murtezani në një intervistë për MIA.
Qeveria urdhëroi në fillim të muajit të kaluar të formohet një komision i brendshëm për të përcaktuar gjendjen e blerjes së lokomotivave nga prodhuesi kinez CRRS dhe të përcaktohet pse nuk është bërë pranimi teknik i trenave për pasagjerë sipas Marrëveshjes. Çka është përcaktuar deri më tani dhe cilat janë hapat e ardhshëm duke pasur parasysh mundësinë e procedurave të arbitrazhit që përmenden? Sipas udhëzimeve të qeverisë, është formuar një komision i brendshëm që do të punojë për përcaktimin e gjendjes së trenave dhe lokomotivave kineze. Së shpejti raporti i komisionit do të jetë i gatshëm dhe do t’i përcillet qeverisë.
Kohëve të fundit keni qenë në një takim trepalësh me përfaqësues nga Serbia Cargo, Rail Cargo Hungari dhe përfaqësuesit e Transportit Hekurudhor AD-Shkup për të gjetur ndonjë mënyrë për të rritjen e transportit të mallrave. Me çfarë problemesh përballeni si kompani dhe a keni rënë dakord për udhëzime specifike për të përmirësuar performancën? Takimin tim të parë e kam pasur me kolegun nga Serbia më 13 shtator, muajin e parë kur u emërova Drejtor i Përgjithshëm, dhe në atë kohë në rrjetin hekurudhor të Serbisë kishte mbi 36 trena që prisnin për një kohë të gjatë për të hyrë në Maqedoninë e Veriut. Me çka plotësisht ishte bllokuar e gjitha infrastruktura hekurudhore e Serbisë. Në takimin e dytë u konstatua që numri i trenave që prisnin të hynë ishte zvogëluar në mënyrë drastike, nën dhjetë, dhe se bëhej fjalë për trena aktual. Si rezultat i riorganizimit të brendshëm, shifrat tregojnë një trend në rritje. Për shembull, nëse e krahasojmë Shtatorin 2018 me Shtatorin 2019 shohim që këtë vit kemi transportuar pothuajse 20,000 tonë më shumë. Problemi më i madh me të cilin ende përballemi është numri i vogël i mjeteve tërheqëse ose lokomotivave. Edhe pse kohëve të fundit me mundin tonë maksimal ja arritëm të kthejmë në qarkullim një lokomotivë dizel dhe një elektrike, të cilat kanë qenë në gjendje jo funkcionale për një kohë të gjatë. Megjithatë, derisa t’i marrim dhe t’i lëshojmë lokomotivat e reja kineze, do të duhet të operojmë me kapacitet të kufizuar. Shfrytëzoj këtë mundësi për të informuar opinionin se me anë të një tenderi ndërkombëtar, me fonde të siguruara nga BERZH, janë blerë katër lokomotiva të reja elektrike nga Kina, njëra prej të cilave tashmë ka mbërritur dhe jemi në fund duke përfunduar dokumentacionin për ta lëshuar në qarkullim. Në lidhje me tre lokomotivat e tjera, unë do të shkoj në Kinë në 1 nëntor për kontrollin para dërgesës së lokomotivës së fundit, të katërt. Shpresoj që deri në fund të vitit do t’i kemi dhe do të jemi në gjendje t’i vëmë në veprim të gjitha lokomotivat që do të rrisnin ndjeshëm kapacitetin transportiues të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sa përdoret ky lloj transporti si më ekonomik dhe më miqësore me mjedisin dhe cilat rezultate ka arritur ndërmarrja në të kaluarën dhe që nga fillimi i vitit? Transporti hekurudhor është më miqësor ndaj mjedisit dhe më ekonomik, por shumë pak i përfaqësuar në transportin e përgjithshëm të mallrave në RMV, pjesërisht për shkak të mungesës së mjeteve tërheqëse në HRMV. Por si e tillë, për nëntë muajt e parë të 2019 të ardhurat nga trafiku i mallrave u rritën me 2.7 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Pasi të kemi forcuar kapacitetin tonë me lokomotivat e reja, shpresojmë t’i rikthejmë në hekurudhë disa nga mallrat që kanë kaluar tek kamionët.
Cili është kapaciteti i vagonëve të mallrave tani, keni ndonjë plan për të blerë të reja? Transporti HRMV prej datës 01.10.2019, ka një flotë totale prej 1.235 vagonë. Nga këto, 570 vagonë i nënshtrohen një rishikimi të vlefshëm (kontrolli teknik i vagonave) dhe përdoren për transportin e mallrave, ndërsa 665 pjesët e tjera janë joaktive (nga të cilat në pjesën më të madhe për shkak të viteve të prodhimit dhe rekomandimet e Unionit Ndërkombëtar të Hekurudhave (UIC) janë të vjetëruara dhe nuk rekomandohen për rinovim. Sa i përket furnizimit të vagonëve të rinj të mallrave, duhet të kemi parasysh nevojën e ekonomisë, e cila për momentin varet kryesisht nga importi i lëndëve të para dhe produkteve të gatshme të transportuara në tregun tonë nga vagonë të huaj (kjo është gjithashtu e lidhur me rregulloret në fuqi, ku vendi eksportues përdor vagonët e vet për të transportuar mallra).
Si reflektohet situata e përgjithshme ekonomike ndaj punës së kompanisë në transportimin e mallrave, cilët janë klientët tuaj më të mëdhenj dhe a prisni të rritni numrin e tyre? Në vendin tonë u lejua importi i shumë kamionëve të vjetër që transportojnë me çmime jashtëzakonisht të ulëta që nuk janë të mjaftueshme as për riprodhim të thjeshtë. Konkurrenca e padrejtë nga transporti rrugor, i cili përdor kamionë të vjetër, kryesisht ndotës, çon në një vëllim më të vogël të trafikut hekurudhor. Për shkak të asaj një përqindje e madhe e transportit dhe posaçërisht nga porti i Selanikut, transportohen me kamionë. Lëvizja në rritje e ekonomisë në përputhje me mjetet tërheqëse është në një nivel të kënaqshëm dhe reflektohet në rritjen e përqindjes së transportit në krahasim me vitin e kaluar, gjë që reflektohet edhe në të ardhurat më të larta të transportit të mallrave. Nëse do të kishte më shumë mjete tërheqëse do të thotë që përqindja do të rritet në vëllim më të madh. Ekziston një potencial i madh në treg, ne vetëm duhet sa më shpejt që mundet t’i marrim dhe t’i lëshojmë në përdorim lokomotivat e reja, në mënyrë që të jemi më konkurrues dhe më të shpejtë në transportim. Klientët tanë kryesorë për të cilët importojmë dhe eksportojmë mallra janë: Makstil, Liberty Group, Makpetrol, Cementara, IGM Kavadarci, Feni, Heronikeli Kosova dhe shumë të tjerë. HRMV përgjatë Korridorit 10 gjithashtu transporton trenat tranzit nga Selaniku dhe Pireu (Athina) për në Evropë dhe anasjelltas. Me ardhjen e lokomotivave të reja elektrike ne presim një rritje të konsiderueshme të vëllimit të transportit si në eksport / import ashtu edhe në trenat tranzit, gjë që gjithashtu do të çojë në një rritje të numrit të klientëve.
Çfarë tregojnë të dhënat e transportit të pasagjerëve dhe cilat janë planet e juaja për ta përmirësuar atë? Numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në tetë muajt e parë të 2018 është 362,171. Ndërsa në tetë muajt e parë të vitit 2019 në 358.032 duhet të kemi parasysh që ky numër i pasagjerëve në vitin 2019 është i përbërë nga një palë trena më pak, për shkak të ndërprerjes së trenit të shpejtë Shkup – Manastir – Shkup. Me rritjen e flotës ekzistuese, me blerjen e trenave të rinj dhe futjen e trenave të rinj në përdorim, numri i pasagjerëve do të rritet.