Sot, pata nderin që në cilësinë e drejtorit gjeneral të HRMV – Transport, të mirëpres në takim kryeshefin ekzekutiv të Hekurudhave të Kosovës, z. Gelor Shala i shoqëruar nga drejtori i zhvillimit të Biznesit z. Liridon Drenica. Me z. Shalën u dakorduam për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen, si dhe për të tejkaluar sfidat me të cilat përballen sistemet hekurudhore në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Në këtë takim, isha i shoqëruar nga drejtori për punë financiare dhe ekonomike z. Shenur Osmani.