Gjatë vizitës zyrtare në Greqi, me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit hekurudhor mes dy vendeve, pata nderin të takohem me z. Franco Nicola Cupolo, drejtor ekzekutiv i Portit të Selanikut, si dhe me z. Maurizio Caputorto, drejtor ekzekutiv i Hekurudhave të Greqisë Trainose. Të dy drejtorët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në të ardhmen.