Më datë 24.09.2019, Drejtori i Përgjithshëm i HRMV Transport SHA Shkup, Orhan Murtezani, vizitoi Panairin Ndërkombëtar të Hekurudhave TRAKO 13 që u mbajt në Gdansk, Poloni.
Më 03.10.2019, në Beograd, R. e Serbisë, në kabinetin e Kryeshefit Ekzekutiv të Serbia Cargo, u mbajt një takim trepalësh i nivelit të lartë midis përfaqësuesve të Serbia Cargo, Rail Cargo Hungaria dhe përfaqësuesve të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë Veriore Transport SHA-Shkup, Orhan Murtezani, Drejtor i Përgjithshëm dhe Milco Smilevski, Drejtor i Transportit.
Ky takim trepalësh diskutoi disa tema në fushën e transportit të mallrave. Operacionet e tanishme janë analizuar dhe janë nxjerrë në pah sfidat me të cilat përballen këto tri kompani në drejtim të transportit të mallrave. Vazhdimi i bisedave në takim ishte drejtuar për të gjetur një mënyrë për të rritur transportin e mallrave, dhe në mënyrë që të përmirësohet niveli i shërbimit ndaj klientit.