



Në Stacionin e Ri Hekurudhor në Beograd, R. e Serbisë, Drejtori Gjeneral i HRMV Transport ShA-Shkup, Zuli Demiri, mori pjesë në Prezantimin e projektit për lidhje digjitale automatike DAC (Digital Automatic Coupler) për Evropën Juglindore.
Në këtë prezantim u prezantua komponenti inovativ DAC – Lidhja dhe shkëputja automatike dixhitale e mjeteve hekurudhore në trafikun e mallrave, si fizikisht (lidhja mekanike dhe linja ajrore për frenim) dhe digjitale (furnizimi me energji elektrike dhe lidhja e transmetimit të të dhënave). Lidhja automatike dixhitale (DAC) është e një rëndësie kyçe për hekurudhat, duke synuar të mundësojë rritjen e nevojshme të efikasitetit dhe transparencës së trafikut hekurudhor të mallrave.
Ky prezantim u organizua nga Bashkësia e Transportit të BE-së, DAC4EU, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Republikës së Sërbisë dhe Ministria e Dixhitalizimit dhe Transportit të R. së Sërbisë, dhe morën pjesë drejtorët e përgjithshëm, drejtorët nga bordet drejtuese dhe anëtarët nga kabinetet e kompanive të transportit hekurudhor dhe infrastrukturës nga Ballkani dhe BE-ja, mes të cilëve Drejtori gjeneral, përfaqësues nga bordi drejtues dhe kabineti i drejtorit të HRMV Transport ShA -Shkup.
Gjatë prezantimit të Projektit për lidhje digjitale automatike -DAC (Digital Automatic Coupler) për Evropën Juglindore, fjalim mbajti Ambasadori i BE-së i R. së Serbisë, Ministri i transportit dhe infrastrukturës së R. së Serbisë, Ambasadori i DAC, Drejtori i Përgjithshëm i Serbisë Cargo dhe të tjerë.
Sipas deklaratës së Drejtorit gjeneral të HRMV Transport ShA-Shkup, Zuli Demiri, ky komponent inovativ, i cili është i një rëndësie kyçe, së shpejti planifikohet të implementohet në HRMV Transport ShA-Shkup, me qëllim të rritjes së efektivitetit, efikasitetit dhe transparencës në funksionimin e trafikut hekurudhor të mallrave.