Bashkë me bordin e drejtorëve të SH.A. Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport në takim online me zv.kryeministrin për çështje ekonomike, z. Fatmir Bytyqi, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, z. Bllagoj Boçvarski, si dhe ministrin e Financave z. Fatmir Besimi.
Diskutuam lidhur me problemet e shumta me të cilat është ballafaquar ndërmarrja dhe borxhet e trashëguara nga e kaluara.
U dakorduam që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje e duhur për t’i eleminuar të gjitha problemet dhe pengesat që janë në ndërmarrje, gjë e cila nuk duhet të na ndalë në rrugën drejt suksesit.
