
Drejtori i Gjeneral i HM Transport, Zuli Demiri realizoi takim pune me Zoran Trifunovski, drejtor i ri i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup. Në takim të dy drejtorët folën për sfidat me të cilat ballafaqohen Hekurudhat e Maqedonisë.
Drejtori i Gjeneral i HM Transport, Zuli Demiri, theksoi në takim se pret bashkëpunim intensiv dhe se prioriteti kryesor është sigurimi i transportit më cilësor të njerëzve dhe të mirave materiale. Si një nga sfidat kryesore që duhet tejkaluar është përmirësimi i infrastrukturës së trafikut hekurudhor, në mënyrë që trenat të lëvizin më shpejt dhe më të sigurt, sepse në binarë ka vende ku trenat lëvizin me 20 km/h. Aktivitetet e punës do të fillojnë menjëherë në linjën hekurudhore Shkup – Veles dhe Veles – Shkup.
Në takim, Demiri theksoi se HM kanë kapacitet të tregojë se mund të zbatojë strategji evropiane dhe se ekziston vullneti që HM të bëhet korridor kyç në nivel evropian.