Ndërmarrjet publike Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut –Transport SHA Shkup (HRSV) dhe Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Infrastrukturë (HMVI), nënshkruan të martën një memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh mes tjerash vendosjen e pajisjeve elektronike të cilat do tu mundësojnë udhëtarëve që në kohë reale të mund të ndjekin vendndodhjen e trenave.

Në memorandumin e nënshkruar nga drejtori i HRMV-së, Orhan Murtezani dhe ai i HMVI-së, Festim Halili, palët obligohen të vendosin bashkëpunim lidhur me instalimin, mirëmbajtjen dhe avansimin e sistemit informativ të orarit të garniturave dhe të lokomotivave ne 12 stacionet e trenave përgjatë koridorit 10, i cili përfshinë stacionet Tabanoc, kumanovë, Shkup, Veles, Gradsko, Negotinë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, si dhe stacionet të koridorit 10d, Çashkë, Bogomillë, Prilep dhe Manastir, me çka udhëtarët do të mund të informohen për vendndodhjen e trenave në kohë reale.