Të nderuar punonjës Me rastin e 9 Prillit, Ditës së Hekurudhave, shprehi urimet e mia më të sinqerta për ju, dhe njëkohësisht u dëshiroj shumë suksese në angazhimet e juaja profesioanle në të ardhmen. Njejt sikur i tërë globi, edhe ne si kompni, aktualisht po përballemi me një situatë të jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia globale nga virusi COVID 19, e cila shpresojmë të përfundojë së shpejti dhe uroj të njejtën ta tejkalojmë me lehtësi. Në këtë periudhë të vështirëe në të cilën mund të luhatet seriozisht vendosmëria jonë si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë privat, është tejet e rëndësishme të punojmë me një koshiencë të shtuar si dhe kolektivisht, për të tejkaluar kështu të gjitha pengesat që qëndrojnë në rrugën tonë, ngaqë që vetëm ashtu do t’u përgjigjemi në mënyrë efektive sfidave me të cilat përballet kompania jonë. Prandaj, rekomandimet e mia të sinqerta janë që të fillimisht të kujdesemi për shëndetin tonë, në mënyrë që të kontribuojmë kështu edhe për shëndetin e të gjithë kolegëve tanë në Hekurudha, që edhe ata të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt gjatë kryerjs së detyrave profesionale. Me respekt të thellë për të gjithë ju,
Orhan Murtezani
Drejtor i Përgjithshëm